Dajsinani më në fund i…Egnatias
Egnatia realizon dëshirën për të marrë portierin kavajas Mario Dajsinani nga Laçi. E kërkoi me insistim gjatë verës mirpo kurbinasit refuzuan çdo ofertë për 26 vjeçarin duke e konsideruar të pashitshëm.
Këtë radhë, situata ka ndryshuar pasi klubi kurbinas ka afruar Marko Mollën nga moshat e Bolonjës dhe hapësirat e munguara por dhe politikat e klubit, kanë çuar në këtë lëvizje. Nga ana e saj skuadra e Edlir Tetovës tani duket ‘top’. Afrimi i portierit, rikthimi i Fernandos, konsiderohen goditje të mëdha të janarit.
Njoftimi i Egnatias:
Mario Dajsinani është pjesë e kampionëve. KF Egnatia ka arritur marrëveshjen me KF Laci për transferimin e portierit në rradhët e kampionëve. Presidenti z.Demrozi dhe futbollisit kanë firmosur kontratën deri në Qershor 2028 dhe më pas futbollisti i është bashkuar ekipit në stërvitje. /Sportiim.al/
