Pioli bekon Milanin: Do të doja të jem trajner i kombëtares italiane

Trajneri i Al Nasr Stefano Piloi teksa po ndjek programin me skuadrën e tij saudite nuk ka lënë pa folur për ish skuadrën e tij Milan. Kuqezinjtë këtë mbrëmje në Riad luajnë trofeun e Superkupës në finalen e orës 20:00 me Interin për të cilin dikur bënte tifo…

Pioli:

“Kur është i përfshirë Milani, unë jam gjithmonë i emocionuar. Është një finale, sigurisht që do të jetë një ndeshje e mirë dhe emocionuese mes dy skuadrave që luajnë mirë dhe kanë lojtarë të mrekullueshëm. I uroj Milanit më të mirën për atë që kemi përjetuar së bashku, për përvojat e mia. Me lojtarët, me tifozët, me të gjithë kemi pasur një rrugëtim të mrekullueshëm”.

“Pioli është në zjarr është pjesë e së shkuarës, është pjesë e magjisë që krijuam në ato vite te Milani”, thotë vetë Stefano Pioli i cili drejton në Arabinë saudite pikërisht Al Nasr.

Për ish-trajnerin e kuqezinjve, kujtimi i asaj eksperience është ende shumë i gjallë në mendjen dhe zemrën e tij:

“Marrëdhënia që krijuam midis gëzimeve dhe hidhërimeve ishte e bukur sepse dhamë gjithçka. Ishte emocionuese t’i shihja përsëri”, tha ai në konferencë shtypi- Një ditë më parë kalova te ulëset e Milanit: më dukej sikur isha në pankinë… Të gjithë presin që fitojnë: ata duhet të garojnë për të fituar, për atë që kanë ndërtuar dhe mbjellë në gjithë këto vite.”

Pioli për të ardhmen e tij: “Do të doja shumë të jem trajner i kombëtares italiane në të ardhmen”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!