Inter për të ruajtur fronin, Milan e sfidon në Superkupë

Interi-Milanit luajnë sfidën e parë ‘Madonina’ për finalen e Superkupës italiane, do të luhet sonte në ‘AL Awwal Park’ të Riadit me fillim në orën 20:00.

Te të dyja kampet optimizmi qëndron lart me zikaltërit që janë në kërkim të troheut të 4-ët radhazi dhe të nëntin në histori. Të pamundur në këtë finale Inter ka; Açerbi, Parad dhe Di Xhenaro.

Nga ana e tij Milan me performancën e treguar në gjysmëfinale ndaj Juves (1-2)e kërkojnë lavdinë ndaj kushurinjëve pikërish në tokën arabe e mbi të gjitha për të deklaruar në fushë një start fituesi për vitin 2025.

Ndërkaq sipas asaj që raporton La Repubblica, vendimi për edicionin e ardhshëm të Superkupës së Italisë do të arrijë nga Arabia Saudite në fund të muajit mars. Deri në atë datë do të mësohet nëse dy nga tre skuadrat Juventus, Inter dhe Milan do të jenë në mesin e katër pjesëmarrësve në janar 2026.

Vlera:

Finalistët e Superkupës italiane kanë siguruar 6.7 milionë euro. Fituesi do të marrë 9.5 milion € dhe 1.5 milion € shtesë kur të luajnë një ndeshje miqësore me fituesin e Superkupës së Arabisë Saudite./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!