Superkupa e Italisë/ Finalja Inter- Milan në Riad

Inter-Milan nesër në orën 20:00 për trofeun e parë të vitit. Skuadra e Simone Inzagit dhe skuadra e Serxhio Konseiçaos do të dalin në fushë në Riad për të garuar për trofeun e Superkupës së Italisë.

Një ndeshje e pritur me interes të shtuar për vetë rivalitetin e madh ndër vite. Në fakt derbi i Madonnina-s nuk do të jetë vetëm në fushë por edhe në tregun e transferimeve duke qenë se, sipas edicionit të sotëm të Tuttosport, të dyja skuadrat do të ishin të interesuara për Niko Paz dhe Samuele Riçi.

Para ndeshjes:

Inzagi (Inter) Tekniku i Interit flet më së shumti për trajnerin e ri të Milanit teksa thekson në konferencë se të dy i ka stërvitur një mësues të madh si Erikson. Ndër të tjera Simone thotë:

“Ka pasur vetëm një ndeshje tani për tani, Konseiçao është një trajner vertikal që u jep organizim të madh skuadrave të tij. Në pjesën e parë Juventusi dukej se e kishte lojën në dorë, më pas Milani pati një të dytën të shkëlqyer.”

Konseiçao (Milan) “Kemi një ditë më pak pushim dhe po përgatitemi për ndeshjen. Interi është një ekip i fortë, i mësuar të fitojë, me të njëjtin trajner, me lojtarë që kanë luajtur bashkë për një kohë të gjatë. Është një gjë e mirë për ta. Ne duhet të mendojmë me vete: është e gjitha e vështirë, por në kohë të vështira ne të gjithë duhet të jemi burra, nuk mund të harrojmë se të gjithë tifozët do na shohin. Paçka se 4-5 lojtarë nuk janë në 100%”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!