Partizani zyrtarizon sulmuesin e kombëtares bjelloruse
Partizani godet në merkato teksa pas largimit të disa elementëve bazë të grupit ka zyrtarizuar bjellorusin Dzmitri Podstrelov. Ai ka firmosur kontratë për 1 vit e gjysëm me të kuqtë, teksa është prezantuar ditën e sotme në prani të drejtorit sportiv Arbër Abilialiaj.
Pjesë e Dinamo Minsk teksa ka përfunduar kontratën, ai vjen si lojtar i lirë. 26-vjeçari luan si sulmues i djathtë, por mund të bëjë mirë edhe në dy frontet e tjera të sulmit por dhe si numër 10.
Mbi të gjitha Podstrelov numëron edhe 14 paraqitje me kombëtaren bjelloruse. BATE Borisov apo Shaktjor Soligorsk janë dy ekipe të tjera me emër me të cilat sulmuesi ka luajtur në të shkuarën. /Sportiim.al/
