Napoli bën diferencën në Firence, Venecia e Verona ngecin në shtëpi
Serie A për javën e 19-të të luajti sot tre ndeshje. Dy barazime dhe një fitore e madhe e Napolit në Firence ishin treguesit teknikë të këtyre përballjeve.
Ata nisën me duelin Venecia-Empoli (1-1) vijuan me fitoren e Napolit ndaj Fiorentinës 0-3 dhe u mbyllën në mbrëmje me takimin pa gola ndërmjet Veronës dhe Udinezes.
Ndeshjet e tjera (4) të kësaj xhiroje zhvillohen nesër.
Ndeshjet sot:
Java e 19-të Serie A:
Venecia-Empoli 1-1
Fiorentina- Napoli 0-3
Verona- Udineze 0-0/Sportiim.al/
