Tirana zyrtarizon liberianin Ernest
Emanuel Ernest është afrimi i ri i Tiranës. Lojtari liberian vjen nga kampionati zviceran ku ka luajtur me Arau-n në ligën e dytë. Sulmuesi i është bashkuar ekipit të Challenge League nga klubi qipriot verior Cetinkaya TSK. Ernest 23-vjeç e filloi karrierën e tij në Nigeri me Christ Ambassador Sporting Academy.
Njoftimi:
Klubi i Futbollit Tirana njoftoj afrimin e lojtarit Emmanuel Ernest. Sulmuesi do të vishet bardheblu për dy sezone. 24 vjeçari i është bashkuar sot ekipit në seancën stërvitore.
