Reali kalon me vuajtje në Valencia dhe kap kreun
Tre pikë që vlejnë vendin e parë për Real Madridin. Ndeshja në Valencia përfundoi 2-1 për djemtë e Karlo Ançelotit me Los Blancos që parakaluan Atletikon në krye të tabelës.
Në Mestaja, vendasit kaluan në avantazh me Hugo Duro (njeri i ndeshjes), por gjithçka ndodhi në pjesën e dytë.
Së pari Belingham humb një goditje penalltie, më pas goli i Mbapes anulohet për pozicion jashtë loje, Vinicius përjashtohet nga gjyqtari me të kuq (VAR) dhe më në fund vjen rikthimi i madh i nënshkruar nga Luka Modriç, pesë minuta pas hyrjes së në fushë, dhe nga vetë Belingham në shtesë për 1-2 final.
