Sot derbi i madh i Skocisë, Selltik krenohet me …2024
Dita e sotme pritet të jetë intensive në futbollin skocez. Zhvillohet java e 21-të e Premier League me 6 takime. Mbi të gjithë derbi i madh jo vetëm i Skocisë por dhe Europës, Gllazgou Rejnxhers- Selltik Gllazgou.
Me fillim orën 16:00 në ‘Ibrox Stadium’ të Gllasgout dueli epik mes të mëdhave të këtij kampionati i cili ka në thelb mundësinë e fundit të ekipit të Nedim Bajramit për të mbetur në valle për titullin kampion.
Mesfushori kuqezi, ka dy ndeshje që nuk i luan të plota dhe në të dyja sfidat, skuadra blu ka marrë vetëm një pikë. Gjithësesi sot Bajrami mund të jetë nga minuta e parë ndaj rivalëëve të betuar me të cilët Rejnxhërs u përball për herë të fundit në Kupën e Ligës së Skocisë më 15 dhjetor të 2024-ës (3-3, me penallti 5-4 fitoi Selltik).
Ndërkaq ky nuk është i vetmi derbi sot në ligën kryesore të Skocisë. Nëse pesë ndeshjet e para luhen në 16:00, në orën 18:30 duelojnë dy ekipet e Dunde (Dunde- Dunde Junajtid).
Sakaq klubi Selltik ka bërë një rezyme të sukeseve të tij përgajtë vitit 2024.
Sukseset e Selltik përgjatë vitit 2024:
Kampion i Premier League 2023/24
Fitues i Kupës Skoceze 2023/24
Fitues i Kupës së Ligës 2024/25
I pamposhtur në ‘Celtic Park’ në të gjitha garat
139 gola zyrtarë të shënuar në total./Sportiim.al/
