Gllazgou Rejnxhërs i shkakton humbjen e parë Selltik
Derbi i madh i Skocisë shkon për blutë e Rejnxhërs dhe hap kampionatin, Bajrami dinjitoz në fitoren 3-0 ndaj Selltik
Rejnxhërs i Nedim Bajramit e nis me marsh të lartë vitin 2025. Pikërisht sot në fushën e tij (‘Ibrox Stadium’) ekipi blu i Gllazgout mposhti thellë rivalin e përjetëshëm Selltik me shifrat 3-0.
Në këtë takim, mesfushori kuqezi, e nisi nga minuta e parë duke figuruar ndër më të mirët në fushë (7.2 nota). Ai u zëvëndësua nga Danilo në minutën e 80′ ndërsa braziliani u bë autori i golit të tretë vetëm një minutë më vonë (81′).
Për kronikë, Rejnxhers kaloi në avantazh në minutën e 7-të me Ianis Haxhi dyfishoi në të dytën me Proper në të 66′ dhe vuloi Danilo në të 81′.
Ky ishte suksesi i parë sezonal i Gllazgu Rejnxhërs ndaj Selltik teksa këta të fundit pësojnë humbjen e parë gjatë këtij edicioni që ka zhvilluar deri tani 21 javë./Sportiim.al/
