Vjen zyrtarizimi, Jonuzi mbyll me Tiranën
Kishte përfunduar prej disa ditësh por vetëm sot Tirana ka zyrtarizuar largimin e mesfushorit Fjoart Jonuzi.
Kuksiani 28 vjeçar i cili shkëlqeu me Laçin për tre sezone luajti po suksesshëm më pas me Vllazninë nga 2020 deri në 2023 teksa më pas i’u bashkua bardhebluve.
Njoftimi i klubit:
“Klubi i Futbollit Tirana njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Fjoart Jonuzi. Palët kanë ndërprerë me konsensus bashkëpunimin. Falënderojmë Fjoart Jonuzin për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”, shkruhej në njoftim.
