Papa largohet nga Laçi

Mesfushori i Laçit Enriko Papa figuron largimi i parë i Laçit në këtë sesion merkatoje. Në fakt përgjatë këtij sezoni në 19 javë të luajtura është pritur më shumë nga mesfushori…

Futbollisti 31-vjeçar, u bashkua me bardhezinjtë gjatë verës (shënoi një gol) teksa më herët ka veshur edhe fanella të tilla si Apolonia, Tomori, Butrinti, Bylis, Tirana, Teuta dhe Lushnja.

Futbollisti nga Kuçova ka provuar gjithashtu aventurën jashtë vendit me Botoshanin e Sepsin në Rumani por dhe me Rizespor në Turqi.

Burime në klub shprehen se lojtari e ka shkëputur kontratën me drejtuesit në mirëkuptim. Pritet zyrtarizimi nga klubi i Laçit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!