Mensah te Vllaznia, sulmi bëhët ‘top’

Merkato e bllokuar për tre sesione por Vllaznia ka zyrtarizuar firmën me Alfred Mensah. Ish-sulmuesi i Partizanit, i cili luajti pjesën e parë të sezonit me Ballkanin në Kosovë arriti një kontratë 6-mujore, me të drejtën e rinovimit edhe një tjetër sezon nëse palët bien dakord.

Njoftimi:

KF Vllaznia ka kënaqësi të njoftojë firmosjen e kontratës me futbollistin Alfred Mensah. Sulmuesi 25 vjeçar në gjysmën e parë të sezonit ka qenë pjesë e FC Ballkanit dhe nga dita e sotme zyrtarisht është pjesë e skuadrës tonë.

Me të, klubi ka firmosur një kontratë 6 mujore me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!