Baumgart merr timonin e skuadrës kryeqytetase…
Stefen Baumgart është trajneri i ri i Union Berlin në Bundesligë. Ish-trajneri i Hamburgut dhe ish-lojtari i klubit kryeqytetas ka nënshkruar pak kohë më parë kontratën:
“FC Union Berlin ka punësuar Steffen Baumgart si trajner. 52-vjeçari do të përgatisë ekipin për vazhdimin e sezonit nga data 02.01. 25. Ish-sulmuesi veshi fanellën tonë nga viti 2002 deri në 2004, performoi si kapiten dhe u zgjodh dy herë lojtari i vitit”.
Union Berlin, pas pesëmbëdhjetë ndeshjeve të Bundesligës, zë vendin e dymbëdhjetë në tabelë me 17 pikë të fituara. Megjithatë, trendi është ndjeshëm negativ me një barazim dhe katër humbje në pesë ndeshjet e fundit të Bundesligës.
