Testi/ Laçi kalon Burrelin, vendos Traore
Nga Sara Gjidiaj
Miqësore në Laç: Laçi- Burreli 2-1 (Traore 49, 76’/ Farruku 62′)
Laçi i Superiores dhe Burreli i Kategorisë së Parë, zhvilluan sot një ndeshje miqësore në stadiumin e qytetit të Laçit.
Trajneri Françesko Moriero dhe homologu i tij Ditmar Bicaj kërkuan të shihnin nga afër gjëndjen e futbollistëve të tyre. Në pjesën e parë shifrat qëndruan të barabartë pa gola ndërsa në startin e së dytës teksa nisën dhe zëvendësime të shumta, kurbinasit kaluan përpara me golin e Traore (49′).
Më pas radha e miqëve nga Mati me të zakonëshmin Farruku. Numri 7-të barazoi kur luhej e 62′-ta. Ekipi vendas në të 76′ kalon sërish prëpara. Prodani godet nga distana, topi përplaset te portieri kthehet në lojë dhe Traore e depoziton në rrjetë 2-1. Në këtë miqësore futbollisti i Burrelit Osikel, në të dytën, doli me karton të kuq…
Ndërkohë rikthehet thuajse pas një viti me bardhezinjtë braziliani Paulo Zhunior. Qëndërmbrojtësi u hodh në fushë në minutat e fundit të takimit.
Formacioni startues i Laçit:
Molla; Konate, Taleb, Opeh, Da Lima; Lleshi, Cena, Bibo; Bullari, Melo, Tresa. Tr: F. Moriero
