Siti kthehet te fitorja, Broja titullar te Everton, Liverpul është…makinë
Anglia eci sot me disa ndeshje të javës së 19-të. Për t’u theksuar rikthimi i Mançester Sitit te fitorja dhe këtë e bën me vështirësi ndaj Leiçester Sitit në udhëtim me shifrat 0-2. Për Pep Guardiolën ishte ndeshja numër 500 në pankinën e ‘qytetarëve’.
Everton bie në fushëne tij teksa mundet 0-2 nga Notingham Forest por lajmi i mirë ishte loja e mirë e Armando Brojës me sulmuesin shqiptar i cili e nisi titullar dhe luajti për 75′-minuta.
Java e 19-të:
Leiçester- Siti 0-2
Kristal Palasë- Sauthempton 2-1
Everton- Notingham Forest 0-2
Fulhem- Buornemuth 2-2
Totenhem-Uolves 2-2
Uest Hem- Liverpul 0-5
