Trent Aleksandër-Arnold: I kam thënë ‘po’ Realit
Liverpul humbet një futbollist të shkëlqyer. Anësori i ‘The Reds’ duket se ka mbyllur të gjitha shtigjet me klubin anglez dhe bëhët gati për te ‘galaktikët’
Përpjekja e fundit, edhe pse e pasuksesshme, u bë nga drejtuesit e Liverpul-it për të mbajtur Trent Alexander-Arnold në “Anfield”, por gjithçka ishte e kotë.
Sipas asaj që zbulohet nga Marca, mbrojtësi i djathtë anglez, i lindur në vitin 1998, duket se i ka thënë ‘po’-në fatale Real Madridit për të veshur fanellën e bardhë.
