Supersfida Lacio- Atalanta, Serie A me katër takime
Serie A ka nisur të impitojë Premier League pasi edhe në ditët e fundit të vitit por dhe në start të janarit, ka planifikuar të luajë ndeshjet futbolli.
Sot xhiro e 18 ofron katër takime. Në 15:00 duelet Empoli- Xhenova dhe Parma- Monza. Në 18:00 radha e Kaljari- Inter ndërsa në 20:45 takimi i fundit i ditës ndërmjet Lacios dhe Atalantës.
Ndërkaq në fushë do të jenë disa futbollistë shqiptarë. Kështu në Sardenjë me Kaljarin Sherri përballet me Kristjan Asllanin teksa te Empoli si gjithnjë Ardian Ismajli. Lacio e Hysajt tashmë jashtë liste përballet me Atalantën e Berat Gjimshitit.
Empoli- Xhenova 15:00
Parma- Monza 15:00
Kaljari- Inter 18:00
Lacio- Atalanta 20:45/Sportiim.al/
