“Bomba” e merkatos, Vinicius te PSG për 10 vite
Lajm tronditës nga Mundo Deportivo. Sipas gazetës spanjolle, ylli i Real Madridit, Vinicius, nënshkroi dje në Vuhan (Kinë) një parakontratë me Paris Saint-Germain të vlefshme për 10 sezonet e ardhshme.
Sulmuesi brazilian përfitoi nga pushimet e tij të Krishtlindjeve për të fluturuar drejt Kinës me një avion privat të vënë në dispozicion nga ish-futbollisti Luis Figo, ku nënshkroi marrëveshjen që efektivisht e detyron atë me klubin francez.
Sapo mësoi për interesimin e PSG-së, braziliani mori një fluturim me ndalesë teknike në Doha (Katar), ku delegacionit iu bashkua edhe drejtori i përgjithshëm i parisienëve, Viktoriano Melero, së bashku me një ekip juristësh dhe përkthyesish francezë për të lehtësuar operacionin.
Një dëshirë e shprehur nga presidentii PSG-së Al-Kelaifi, për të marrë yllin e tij të madh nga Florentino Pérez, i cili verëne kaluar i mori Kilian Mbapenë.
❗ ¡Vinicius firma un precontrato millonario con el PSG para las próximas 10 temporadas!https://t.co/l41EyeacKK
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) December 28, 2024
