‘Perandori’ i kthehet punës, Terim te Al Shabab

Rikthehet ‘Perandori’. Fatih Terim, pasi përfundoi përvojën e tij te Panathinaikos majin e kaluar, aktualisht 71-vjeç, legjenda e Gallatasarajit, i bashkohet Al Shabab në Arabinë Saudite.

Një kapitull i paprecedentë në jetën e turkut si trajner, i cili e nis sërish aventurën e trajningut në tokën arabe me detyrën për të rritur skuadrën e njohur të kampionatit saudit.

Terim ka nënshkruar një kontratë gjashtëmujore me klubin dhe do të qëndrojë në krye të Al Shabab deri në fund të sezonit, ndonëse do të jetë e mundur të aktivizohet një opsion për zgjatjen e marrëveshjes edhe për një sezon tjetër.

Ai do të marrë një pagë prej 1.6 milionë dollarë plus bonuse. Njoftimi është bërë menjëherë nga klubi në profilin zyrtar X, me një video prezantim mjaft emocionues. Skuadra aktualisht është në vendin e gjashtë në kampionat me 23 pikë pas 13 javëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!