‘Globe Soccer Awards’ 2024/ Reali fiton gjithë çmimet…

Këtë mbrëmje në Dubai u dhanë çmimet e më të mirëve të vitit 2024 nga “Globe Soccer Awards”. Sulmuesi i Realit Vinicius Zhunior fitoi çmimin e lojtarit më të mirë, duke lënë pas Ronaldon dhe Belingam.
Braziliani i Real Madrid, u zgjodh gjithashtu edhe si sulmuesi më i mirë i vitit. Çmimi për talentin e vitit shkoi për yllin e Barcelonës, Lamine Jamal.
Real Madrid u zgjodh klubi më i mirë i vitit, ndërsa Karlo Ançeloti po i Realit u shpall trajneri më i mirë. Florentino Perez mori çmimin si presidenti i vitit 2024.
Xhud Belingam ka fituar dy çmime: mesfushori më i mirë dhe çmimin “Maradona”.
Belgu i Realit, portieri Tibo Kurtua, fitoi çmimin “Career Award”.
Ndërkaq Kristiano Ronaldo, i Al Nasr në Arabinë Saudite, u vlerësua me çmimin si lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme.