Arsenal kursehet me Ipsuiç, Brajton nuk lë ‘shenjë’
Java e 18-të në Angli zhvilloi këtë mbrëmje dy takime. Brajton-Brentford dhe Arsenal- Ipsuiç Taun, prodhuan vetëm një gol.
Ai i takoi duelit të Londrës ndërmjet Arsenalit dhe skuadrës së Aro Muriç duke fiksuar rezultatin që në pjesën e parë teksa Kai Havertz shtyu në të 23′-ën një top te zona e vogël e portierit Dardan.
Kjo fitore e ngjit Arsenalin në vend të dytë me 36 pikë, gjashtë më pak se Liverpul që ka dhe një duel për të rekuperuar. Premier League rikthehet të luajë të shtunën me 6 duele./Sportiim.al/
