Rrapaj prezantohet te Kolos në Ukrainë

Arinaldo Rrapaj i është bashkuar Kolos në kampionatin ukrainas. Sot klubi e ka prezantuar si lojtarin e ri të tyre. Vlonjati mbetet besnik i numërit ’99’.
Nga Partizani ende anjë ‘shenjë’.
Njoftimi i Kolos Kovalivka
Ai është një futbollist ofensiv, mund të luajë si numër 9 dhe në krah. Gjatësia e tij është 170 cm, 72 kg. Ai ka lindur më 9 gusht 2001 në qytetin e Vlorës, Shqipëri.
Më përpara, Arinaldo ka luajtur për Partizanin për tre sezone dhe në vitin 2023 u shpall si lojtari më i mirë në Shqipëri.
Këtë sezon, Rrapaj ka luajtur 15 ndeshje për Partizanin, në të cilat ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 3 asiste. Ai ka luajtur edhe 3 ndeshje në kualifikueset e Ligës së Konferencës 2024/2025.