Premier/ Angli tradicionale, futbolli nuk njeh festa

Broja rikthehet aktiv, Evertoni i tij viziton “Qytetarët” në krizë.

Mançester Siti dhe Everton përballen sot në Etihad’ (13:30) teksa dy skuadrat vijnë në këtë takim të javës së 18-të me drejtime të kundërta. Qytetarët ndiqen nga një seri prej tre ndeshjesh pa fitore në Premier League ndërsa Everton i pamposhtur në tre radhazi.

Vendasit e Sitit ndodhen në vendin e shtatë me 27 pikë në 17 ndeshje. Kampionia e Anglisë në fuqi humbi ndeshjen e fundit të Premier League 2-1 në Villa Park kundër Aston Vilës duke e zgjatur serinë e tyre pa fitore në tre.

Ndeshja e fundit e Evertonit rezultoi në një barazim 0-0 kundër Çeslit në Goodison Park për të zgjatur serinë e tyre të pamposhtur në tre të tilla.

Ndërkaq në orën 16:00 pesë takime të tjera ndërsa në 18:30 luhet Uolves- Man. Junajtid. Mbyll këtë ditë takimi i orës 21:00 Liverpul- Leiçester.

Premier League, java e 18-të:

Sot:

13:30

Man. Siti-Everton

16:00

Buornemuth- Kristal Palasë

Çelsi- Fulhem

Njukasëll- Aston Vila

Notingham Forest- Totenhem

Sauthempton- Uest Hem

Uolves- Mançester Junajtid 18:30

Liverpul- Leiçester 21:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!