Tetova para Superkupës: Dua trofeun e tretë kalendarik, Egnatia ende jo 100%
Superkupa numër 31 e Shqipërisë do të zhvillohet këtë të enjte 26 dhjetor 2024. Në ‘Arenën Kombëtare’ me fillim orën 19:00, kampionia dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë Egnatia do të përballet me Kukësin e Kategorisë së Parë i cili vjen në këtë duel si finalist i Kupës së edicionit të kaluar.
Para këtij takimi trajneri Edlir Tetova foli para mediave:
Si është atmosfera në ekip?
Atëherë, atmosfera është shumë e mirë, sapo mbyllëm kampionatin, dy fazat e para (në fakt janë luajtur 19 javë, red) sigurisht jemi të impenjuar për ndeshjen me Kukësin. Sigurisht është një finale dhe përgatitjet kanë shkuar shumë mirë.
Nuk keni përballë Kukësin e viteve të fundit…?
Përtej asaj që i ka ndodhur ekipit kundërshtar, është finale. Jo rastësisht Kukësi është aty. Siç e thashë tej asaj që i ka ndodh impenjimi ynë është maksimal. Sepse e ka emrin finale dhe duhet të fitojmë.
Mbivlerësim?
Atëherë luhet për trofe, dhe besoj sdo të ketë asnjë loj tolerimi në këtë pjesë.
Festime speciale?
Po themi shkallë shkallë ose hap pas hapi, mendoj për ndeshjen momentalisht pastaj për të festuar pasi dhe skuadrat e mëdha cfarë nuk kanë treguar, kështuqë kemi impenjimin makimal pastaj do të shohim mbrapa.
Si e vlerësonin vitin kalendarik të Egnatias?
Pas atyre dy trofeve të fituar, mendojmë të tretin, Sigurisht është diçka e madhe për mua si trajner, klubin dhe lojtarët. mendoj se jemi në rrugën e duhur por akoma nuk jemi në 100% e asaj që unë kam në kokë”.
