Meraktoja nis vrull, Superioria premton cilësi

 Bedri Greca dhe Rei Zaimi, firot e radhës te AF Elbasani. Të dy lojtarët nuk kanë mundur të deportojnë në formacionin e verdhebluve duke mbartur pak minuta në dy fazat e para. Pritet zyrtarizmi për t’ju bashkuar largimit të Bruno Telushit me vlonjatin që nga dje edhe zyrtarisht merr statusin e ishit.

Vllaznia ka në plan të bëjë dy apo tre afrime Big. Panorama Sport raportoi sot se klubi shkodran po tenton ish sulmuesin e Partizanit Alfred Mensah por te kuqeblutë po punohet fort dhe për lojtarë të tjerë cilësorë.

Shkodranët besojnë se 80 % e lojtarëve të dëmtuar rekuperohen javën e parë të janarit 2025. Ky fakt shton dilemat e momentit të zgjerimit të merkatos së tyre.

Te Egnatia, Fernando është drejt rikthimit. Detajet për t’u ndjekur, pasi braziliani i ndarë së fundi nga Sumgajt (Azerbajxhan) po shihet si alternativë dhe te skuadra të tjera të Abissnet Superiore.

Tirana e ka të ndaluar merkaton për tre sesione nga Disiplina, mirpo zhvillimet te bardheblutë janë intensive.

Rinovimi i Metës dhe disa largime si Arhan isuf, Jonuzi etj, po i lënë vendin listimëve të reja. Në skenë dhe dy emra si Ardit Hila e Bruno Telushi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!