Bajern fokusohet te Xhemi Gitens, Dortmund e ka në kontratë
Bajern Mynih pritet të jetë aktiv në këtë dritare merkatoje. Klubi bavarez pasi ka shpalosur idenë për afrimin e Niko Ulliams po synon edhe Xhemi Gitens, një anësor i ri anglez që aktualisht luan për Borusia Dortmund.
Sipas asaj që raportohet nga SkySport DE, njëzet vjeçari, i lidhur kontraktualisht me klubin verdhezi deri në vitin 2028, është subjekt i një interesi të madh nga drejtuesit bavarez.
Kryesuesit e Bundesligës po planifikojnë një transferim për sesionin e ardhshm të verës. Përveç Bajernit, edhe disa klube të Premier League i kishin sytë te ish-talenti i Mançester Sitit./Sportiim.al/
