Anketa/ Tetova trajneri fitues, formacioni vitit 2024…grafikisht

● Garë e ngjeshur për një vënd në formacionin më të mirë. Votuan 27 nga 30-të gazetarë të pyetur. Arinaldo Rrapaj më i votuari, fitoi 95% të votave.
Redaksia e “Sportiim.al”, mbështetur te numri i votave të fituara, propozuar nga gazetarë të njohur sportivë, përcaktoi formacionin fitues të “Anketës 2024” si dhe trajnerin më të mirë të vitit kalendarik për Abissnet Superiore.
Në këtë anketim disa nga futbollistët fitues si Pano Qirko e Arinaldo Rrapaj (Partizani), Baton Zabërgja (Dinamo Siti), Bekim Balaj (Vllaznia) dhe Edison Ndreca (Egnatia) morën vota maksimale (afro 80%).
Ndër të votuarit e tjerë, shumë pranë vendit në formacionin e vitit: Fangaj, Xhemajli, Preka, Cara, Lulaj, Melo, Lushkja, Ujka.
Ndërkohë trajneri Edlir Tetova dominoi një garë ‘dyshe’ me Ilir Dajën e Dinamos. Tekniku durrsak i rrogozhinasëve mblodhi 64% të votave.
Interesant fakti që pas Tetovës e Dajës, trajneri më me shumë vota u rëndit Françesko Moriero i Laçit.
- Redaksia e Sportiim.al falenderon të gjithë gazetarët që kontribuan për pyetjen: ’11 më i mirë i vitit kalendarik 2024 dhe trajneri më i mirë”.
