U operua, Murinjo: Kthehem shpejt te Fenerbahçe

Zhoze Mourinjo “iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm të fshikëzës së tëmthit sot në vendin e tij, Portugali”.

Këtë e ka bërë të ditur Fenerbahçe përmes një shënimi, duke i uruar “trajnerit tonë, i cili është në shëndet të shkëlqyer, shërim të shpejtë”.

Orët e fundit, vetë Mou donte të qetësonte të gjithë. “Ndërhyrja ime ishte pak e ekzagjeruar, në fakt ishte një operacion i vogël. Do të kthehem në stërvitje direkt kur të kthehem nga pushimet, si gjithmonë.

Nuk kam humbur asnjë seancë prej 25 vitesh dhe nuk kam ndërmend ta bëj tani”.

Ndërkaq pak më vonë klubi turk doli me një deklaratë zyrtare të dytë por kësaj radhë kundër sistemit të arbitrimit në Turqi.

Ndër të tjera dekalrata: “Futbolli turk nuk mund t’i sakrifikohet këtyre sulmeve dhe prishjeve sistematike, të cilat kryhen në mënyrë flagrante dhe nuk mund të cilësohen si gabime.

Ne si Klub Sportiv Fenerbahçe nuk e pranojmë këtë turp; Ne duam drejtësi, kërkojmë emërimin e menjëhershëm të arbitrave të huaj.

Ndaj Ejupsor sipas klubit, gjyqtarët e VAR-it injoruan 2 penallti të qarta skuadrës së Fenerbahçes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!