Usik- Furi, ukrainasi mbron titujt në peshat e rënda

Nuk pati fitues të qartë në 12 raunde, Usik fiton me vendim unanim, duke ruajtur titujt e ftuar në peshat e rënda.
Në ndeshjen e revanshit luajtur në Riad ukrainasi Oleksandr Usik i’a del të mbrojë titujt e boksit profesionist si WBO, IBF, WBA e WBC.
Sikundër 7 muaj më parë ai pati përballë Tajson Furin me sfidën e peshave të rënda të konsideruar prej disa kohësh si duele të shekullit.
Beteja sikundër në të shkuarën pati vëmendje globale ndërsa i përmbushi pritshmëritë në “Kingdom Arena” në Riad ku ukrainasi fitoi me vendim unanim të gjyqtyrisë.
Ndërkohë, duket se mes dy bokierëve mbyllët këtu rivaliteti pasi në kontratë ata nuk kanë parashikuar një sfidë të re. Ukrainasi mbetet mbret i peshave të rënda.