Roma 5 gola Parmës, Juve në mbrëmje
Java e 17-të në Serie A, Roma “shkumbon” Parmën në mesditë.
Roma mposht Parmën me rezultat të pastër 5-0 në një ndeshje të dominuar nga fillimi në fund. Kjo fitore e skuadrës së Ranierit ka bërë që ekipi kryeqytetas të bëjë përpara duke u ngjitur në vënd të 10-të me 19 pikë.
Pas fishkëllimës së fundit, lojtarët e verdhekuq u drejtuan nën Curva Sud, për të marrë duartrokitjet e ngrohta dhe entuziazmin e tifozëve, të cilët shoqëruan ekipin gjatë gjithë kohëzgjatjes së ndeshjes.
Sot në program edhe takimet: Venecia- Kaljari, Atalanta- Empoli dhe Monza- Juventus.
