Mbyllet pa fitues, Teuta mban larg…Bylis
Abissnet Superiore, java e 19-të:
Teuta- Bylis 0-0
Figuroi një duel pa gola e njëherazi pa fitues sfida e fundit e vitit kalendarik 2024. Në “Niko Dovana” të Durrësit Teuta priti Bylis për llogari të xhiros së 19-të Abissnet Superiore.
Takimi ishte i gjithi me kërkesë të lartë “llogarie” teksa si vendasit e Martinit ashtu dhe të besuarit e Dedes zgjodhën lojën e kujdesshme për të gjetur atë golin me vlerë tri pikë. Nuk ngjau në të parën por as në fraksionin e dytë me miqtë nga Ballshi mjaft të rrezikshëm në fazën përmbyllëse të takimit.
Nga një pikë e cila i mban skuadrat të ngjeshura te zona poshtë e rënditjes ku të ‘humburit’ duket se dolën vëndasit të cilët kërkon maksimumin e pikëve në mënyrë që ti afroheshin zonës ‘europiane’.
