Axhenda 2024/ Një ndeshje në Superiore, tre në të Parë-n dhe Superkupa

Futbolli shqiptar nuk i ka ulur ende ‘qepenët’ për vitin kalendarik 2024

Këtë të diel (sot 16:30) Teuta- Bylis për të mbyllur ndeshjet e javës së 19-të Abissnet Superiore e njëherazi dhe ato të elitës së futbollit për këtë vit.

Më tej, tre takime në Kategori të Parë. Besa-Apolonia në Rrogozhinë, Pogradeci- Vora në Pogradec dhe Kastrioti- Erzeni në Fushë Krujë për të kompletuar raundin e 17-të në nivelin e dytë të futbollit në Shqipëri.

Ndërkohë në ‘Arenën Kombëtare’ në kryeqytet, më 26 dhjetor 2024 sipas Departamentit të Garave në FSHF, Superkupa e Shqipërisë ndërmjet Egnatias dhe Kukësit. Ky do të jetë epilogu i fundvitit me dy skuadrat që vijnë në këtë përballje me pozicione drastike në rendimet e kategori.

Egnatia fituese e titullit kampion dhe e Kupës me vendin e 4-të në Superiore ndërsa verilindorët si skuadër që militon në Kategori të Parë vjen si finaliste e Kupës së Shqipërisë (14 maj, fituar nga Egnatia 1-0, goli i Ndrecës në të 38′).

Programi i ndeshjeve të vitit 2024:

Abissnet Superiore java e 19:

Sot

Teuta- Bylis 16:30

Kategori e Parë java e 17:

Sot

13:30

Pogradeci- Vora

Besa-Apolonia

Kastrioti-Erzeni

Superkupa e Shqipërisë

26 dhjetor:

Egnatia- Kukësi 19:00 (Arena Kombëtare)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!