Tirana me mungesa në Laç, Dinamo- Egnatia duel…vendimtar

Nisi dje faza e tretë e Abissnet Superiore e cila përkon dhe me xhiron e fundit të vitit kalendarik 2024.

Ndeshjet e tjera të raundit të 19-të zhvillohen sot dhe nesër. Kështu me fillim orën 13:30 sot Laçi pret Tiranën teksa në 16:30 super përballja Dinamo Siti- Egnatia.

Te dueli Laçi- Tirana një ndeshje me risk të lart për dy ekipet teksa janë duke luftuar me fundin, çdo hap fals i tyre do të implikonte më tej situatën te zona e ftohtë. Vëndasit e Morieros do të vuajnë mungesën e Tresës për kartonë por jashtë planeve për sot duket edhe Arlind Kurti. Për Myrtën e dëmtuar që nga sfida me Partizanin në Laç duhet pritur janari.

Në kahun tjetër bardheblutë përpos lajmit të keq që lidhet me ndalimin e merkatos për tre sesione, sot do ti mungojnë futbollistë të cilësisë në grupin aktual. Zharmuni, Gjumsi, Jonuzi, Mici dhe Meta konsiderohen mungesa të rëndësishme.

Në 16:30 në Elbasan, Dinamo- Egnatia. Blutë e Dajës duan tri pikë për t’u rikthyer në krye por sot skuadra me gjasë do të ketë disa mungesa mes të cilëve Gudiabi, Muzek e Qardaku. Te rrogozhinasit problemi i vetëm lidhet me kapitenin Renato Malota të cilin trajneri Tetova në konferencë shtypi e listoi si mungesë në takimine sotëm.

Takimi i fundit i javës luhet të dielën në “Niko Dovana” ndërmjet Teutës dhe Bylisit (16:30).

Sot:

13:30

Laçi- Tirana

16:30

Dinamo- Egnatia (në Elbasan)

Të dielën

16:30

Teuta- Bylis

Laujtur të premten:

Skënderbeu- AF Elbasani 0-2

Partizani- Vllaznia 2-0 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!