Nis faza e tretë, Partizani- Vllaznia sfida e mbrëmjes

Nis sot faza e tretë e Abissnet Superiore e cila përkon dhe me xhiron e fundit të vitit kalendarik 2024. Fillimisht në Korçë aty ku takohen Skënderbeu me Akademinë e Futbollit Elbasani. Dy ekipet kanë barazuar në dy fazat e kaluara me shifrat e njëjtë 1-1. Kjo ndeshje nis në orën 16:30.

Ndërkohë një supersfidë do të nisë në orën 19:00 në Kompleksin “Partizani”. Në fushë dy emra të mëdhenj të futbollit shqiptar ndër vite e rivalë të denjë gjatë këtij edicioni 2024-25 të zonës lart.

Bëhët fjalë për takimin Partizani- Vllaznia ndërsa dy rivalet, në vend të dytë (Vllaznia) dhe të tretë (Partizani), ndahen me vetëm një pikë. Dy ndeshjet e para sezonale kanë përfunduar me shifrat 0-1 për kuqeblutë në Tiranë dhe 2-2 në Shkodër.

Ndeshjet e tjera të raundit të 19-të zhvillohen nesër dhe pasnesër. Kështu të shtunën me fillim orën 13:30 Laçi pret Tiranën teksa në 16:30 super përballja Dinamo Siti- Egnatia. Takimi i fundit i javës luhet të dielën në “Niko Dovana” ndërmjet Teutës dhe Bylisit (16:30).

Sot, e premte 20 dhjetor 2024:

16:30

Skënderbeu- AF Elbasani

19:00

Partizani- Vllaznia

Të shtunën

13:30

Laçi- Tirana

16:30

Dinamo- Egnatia (në Elbasan)

Të dielën

16:30

Teuta- Bylis /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!