Conference League, mbrëmje verdiktesh

Arbitri Juxhin Xhaja dhe ndihmësit e tij Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo vendosin drejtësi në Portugali mes Guimaresh- Fiorentina. Albert Doda dhe Kreshnik Barjamaj plotësojnë trupën shqiptare të gjykimit
Nuk ka ndalesë… Europa zhvillon sot 16 ndeshje të vlefshme për raundin e 6-të dhe të fundit të Ligës së Konferencës për këtë pjesë të garës me të veçantën që të gjitha takimet kanë orarin e vetëm zyrtar orën 21:00.
Me Çelsin të sigurtë për njërin nga 8 biletat kualifikuese për në raundin tjetër, shumë të tjera në valle për të ecur përpara.
Sikundër është zyrtarizuar që në start të kompeticionit, ky raund kualifikon menjëherë në turin e 16-të 8 skuadrat e para ndërsa nga vendi i 9-të deri te i 24-ti shkojnë në play off për 8 biletat e tjera. Nesër shorti për turin eliminator.
Ndeshjet e turit të 6-të UEFA Conference League:
Sot ora 21:00
Heidenheim- St. Gallen
APOEL- Astana
Cerlce Bryzh- Bashaksehir
Çelsi- Shamrok
Djurgarden- Legia Varshavë
Lugano- Pafos
Borac -Omonia
Baçka- Noah
Hearts- Petrokub
Jagelonia- Olimpija Ljubjanë
Larne- Gent
LASK- Vikingur
Molde- Mlada
Celje- TNS
Panathinaikos- Dinamo Minsk
Betis- HJK Helsinki
Rapid Vienë- Kopenhagë
Guimaresh- Fiorentina /Sportiim.al/