Kupa Interkontinentale fitohet nga Real Madrid
Në finalen e Kupës së për klube luajur në Katar në “Lusail Stadium” Real Madrid ngre lart trofeun e rëndësishëm.
Real Madridi është kurorëzuar për herë të 6-të si kampion bote duke mposhtur ekipin meksikan Paçuka me rezultatin 3-0 (Mbape, Rodrigo, Vinicius).
Sulmuesi francez Kilian Mbape në minutën e 37-të ishte ai që zhbllokoi shifrat në këtë finale ndërsa golin e dytë të takimit e realizoi Rodrigo në të 53′.
Në fund Vinicius shndërroi në gol një penallti për 3-0 final. Kështu Reali shpallet fitues për herë të gjashtë duke figuruar ekipi më i suksesshëm në këtë kompeticion.
Trofetë e Realit në vitin kalendarik 2024:
Superkupa e Spanjës
La Liga
Champions League
UEFA Superkupë
Kupa Ndërkontinentale FIFA.
