Nga Vllaznia te Vllaznia, Moriero pa…Papën

Java e 18-të Abissnet Superiore nis nesër me duelin Vllaznia- Laçi (16:00)

Nga Vllaznia te Vllaznia. Françesko Moriero, trajneri i Laçit ndërsa debutoi me fitore pikërisht me shkodranët 3-1 (java e 9-të), kthehet në Shkodër në përballjen e raundit të dytë personal. Dukshëm puna e tij ka prevaluar në performancë e shifra duke e kthyer grupin bardhezi në një skuadër tipike të denjë për garën në Superiore.

Nesër ndaj Vllaznisë pritet të jetë e vështirë. Këtë e ka deklaruar prej ditësh italiani por kur nga kampi kuqeblu Brdariç tha sot në konferencë shtypi se “e gjithë mbrojtja e tij mungon” (Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Jago), diçka te mendimet e stafit kurbinas duhet të ketë ndryshuar.

Së paku në strategjinë e qasjes në fushë e mentalitetit të një dueli gati derbi. Në fakt, Moriero do të ketë mungesën e mesfushorit Enriko Papa (i pezulluar për kartonë) teksa pjesa tjetër e gjitha gati.

Bardhezinjtë pas 17 javëve janë në vend të 8-të ndërsa Vllaznia mban vendin e 4-ët./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!