Brdariç para Laçit: Mungesa? Duhet të fitojmë

Trajneri i Vllaznisë Tomas Brdariç foli sot para mediave lidhur me takimin që skuadra e tij luan nesër (e shtunë) në orën 16:00 në “Loro Boriçi” me Laçin për raundin e 18-të. Vllaznia do të ketë mungesat e Gurishtës, Juriç, Jago, Qatos, Grudës, Matoutit dhe në pikëpytje Stojanoviç.

Brdariç:

“Kemi punuar për ndeshjen ndaj Laçit, sepse e dimë sa e rëndësishme është ajo. Kemi disa probleme dëmtimesh që duhet t’i zgjidhim, por asnjë justifikim për situatën. Do mundohemi të jemi një ekip kompetitiv në fushë dhe në fund të kemi një rezultat pozitiv. Po mundohemi t’i përballojmë dëmtimet, të cilat i kemi të shumta, por nuk duhet të justifikohemi me futbollistët që na mungojnë. Kjo është edhe një mundësi për futbollistët që nuk kanë luajtur shumë gjatë sezonit që të marrin minuta dhe të tregojnë veten e tyre.

Duam që futbollistët që do të jenë në fushë të implementojnë sa më mirë detyrat që iu kemi dhënë në stërvitje, sepse jemi me gjysëm force. Ne e dijmë që ekipi i Laçit, pas ardhjes së trajnerit Moreiro, ka bërë një lojë shumë të mirë, ka patur përmirësim. Kemi rrespekt për ata, por ne do mundohemi të japim më të mirën për të marrë tre-pikëshin. Vllaznia ka objektiva dhe në çdo ndeshje duhet të futet për tre pikë.”

Trajneri Brdariç foli edhe rreth marrëdhënieve me drejtorin Tefik Osmani, por edhe rreth asaj se çfarë pret nga drejtuesit në merkaton e janarit.

“Sa i takon marrëdhënieve me drejtorin Osmani, i kemi mjaft të mira dhe diskutojmë çdo ditë së bashku se çfarë mund të bëjmë që ta përmirësojmë ekipin. Sigurisht që, është normale që kur kemi objektiva madhore, kemi edhe diskutime që lidhen me futbollin dhe jam i lumtur që e kam atë këtu.

Sa i takon merkatos, ne jemi duke punuar për gjetjen e futbollistëve cilësorë, në mënyrë që ta rrisim ekipin. Ne do të sjellim një sulmues që të lirojmë pak Balajn nga minutat e shumta që ka patur. Kemi objektiva madhore dhe do të synojmë sa më shumë që të jetë e mundur.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!