sportiim2

Dinamo-Tirana, derbi pret shpërthimin e sulmuesëve në…Elbasan

Bardheblutë në krizë goli, javën e kaluar si Dinamo ashtu dhe Tirana u ndalen te shifrat 0-0

Të shtunën ora 19:00 Dinamo Siti- Tirana për javën e 18-të Abissnet Superiore

Derbi i madh apo derbi i vogël kjo pak rëndësi ka. Dinamo- Tirana me 44 tituj kampion së bashku, janë dy skuadrat më të tiulluara në 85 kampionate (pa përfshirë aktualin, të dyja janë në garë) por dhe 29 trofe të Kupës së Shqipërisë.

Ndërkaq të shtunën, blutë dhe bardheblutë, do ta zhvillojnë përballjen e dytë sezonale në “Elbasan Arena” në orën 19:00. Larg Tiranës dhe me objektivë të qartë (3 pikë) ekipet vijnë në këtë takim me pozicione të ndryshme por dhe me probleme në organkë.

Te skuadra e Dajës shumë futbollistë janë në rekuperim e sipër por Dejvi Bregu e Muzek shihen ende jashtë. Nani gati të kthehet në dipozicion ndërsa probleme ka patur edhe Itodo Mandela.

Në anën tjetër Tirana duket se ka humbur sherbimet e mesfuhorit Ermal Meta dhe ka pikëpyetje të forta për anësorin Qëndrim Ismajli. Bardheblutë me Maganin në stol, fituan ndeshjen e parë 4-0 me Bylis por më pas u ndalën te tre barazime pa gola çka ka bërë që sulmuesit e tyre të vihën në “akuzë”. /Sportiim.al/

?>