U nis nga Sidnei drejt Liverpulit, tifozi i Everton privohet nga “Darragh”

  • Ngjet dhe kështu. Një tifoz 15 vjeçar nga Australia u nis drejt Anglisë për të ndjekur derbin Everton- Liverpul. E gjitha një zhgënjim pasi ndeshja u anulua pak orë para startit zyrtar.

Mackenzie Kinsella, një tifoz i Everton-it u largua nga Australia për të mbërritur në Liverpul dhe për të marrë pjesë në derbin Merseyside, në Goodison Park, i cili duhej të ishte luajtur të shtunën më 7 dhjetor.

Pak orëa para startit u anulua për shkak të efekteve të stuhisë së Darragh e cila përfshiu Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën. 15-vjeçari udhëtoi shtatëmbëdhjetë mijë kilometra për të realizuar një ëndërr të madhe, por parashikuesit e motit detyruan Federatën Angleze të Futbollit të anulojë ndeshjen vetëm pak orë para fillimit.

Për të realizuar ëndrrën e tij dhe për të ndjekur ndeshjen live, siç raportojnëmediat britanike, ai harxhoi rreth 1800 euro për një fluturim, një biletë për ndeshjen kundër Uolverhampton (të cilën Evertoni e tij e fitoi 4-0 më 4 dhjetor) dhe ndeshjen kundër Liverpul, lider në Premier League dhe Champions League.

Klubi i Everton përmes kapitenit Seamus Coleman i dërgoi një video mesazh djaloshit për t’i ‘zbutur’ sadopak zhgënjimin./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!