Tirana e abonuar me barazimet, Teuta i merr pikë në kryeqytet

Abissnet Superiore, java e 17-të:
Tirana-Teuta 0-0
Tirana humbet shansin për të parakaluar Teutën në klasifikim. Në ndeshjen e fundit të raundit të 17-të futbollistik, ekipi bardheblu pritës në ‘Arenën Kombëtare’ nuk i’a doli të shkojë te goli pavarësisht se në pjesën e dytë e kërkoi me insistim.
Në anën tjetër durrsakët e nisën më mirë takimin dhe që në fillim me Torraj kërcënuan dy herë. Fraksioni i dytë shoqëruar me reshje shiu dhe shumë pak tifozë në shkallë u bë më interesante por goli mungoi.
Ky takim u ndoq dhe nga trajneri i Vllaznisë Tomas Brdariç por dhe ish futbollistë të Kombëtares si Ledian Memushaj dhe Edmond Kapllani. /Sportiim.al/