Partizani në Ballsh pa Rrapajn, Tirana bëhët “top” para Teutës

Dy ndeshjet e fundit të raundit të 17-të nisin pas pak me duelin Bylis- Partizani i cili zhvillohet në Ballsh me start orën 13:30.

Në fakt, në një fushë të rënduar nga shirat përballen dy ekstremet e rëndtijes. Vendasit e Dedes janë në fund me 13 pikë ndërsa Partizani sot pozicionohet i dyti me 29 pikë.

Te Bylis mungojnë Sulovari dhe kapiteni Marin Abazaj teksa te të kuqtë Arinaldo Rrapaj por dhe trajneri Veselinoviç i pezulluar nga Disiplina.

Ndërkohë në 17:00, Tirana- Teuta në ‘Arenën Kombëtare’. Te bardheblutë ka disa rikthime si Dembele, Zharmuni dhe Gjumsi. Mesushori Meta mbetet jashtë planeve të Maganit. Te Teuta formacioni duket i plotë pasi veç Emiljano Vilës të gjithë të tjerët janë në dispozicion.

Ndërkaq Pogradeci- Burreli është sfida e vetme e Kategorisë së Parë për javën e 15-të. Ky takim nis në orën 13:30./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!