Laçi pret Dinamon, debuton Gvozdenoviç, tre sfida…

Abissnet Superiore sot me javën e 17-të të saj.

Në program tre takimet e parashikuara nga kalendari ndërsa dy të tjerat luhen të hënën.

Laçi- Dinamo Siti

Përpos vendosjes në tabelë pas 16 raundeve të luajtura Laçi- Dinamo duket ndeshja kryesore e orës 13:30. Të dyja skuadrat janë duke kaluar moment të mirë sportiv me vendasit që ende janë në kërkim të pikëve që të largojnë nga fundi.

Dinamo arriti të mposhtë Vllazninë në mesjavë teksa sot në vizitën e dytë radhazi jashtë në…veri. Laçi pritet të jetë me të njëjtin formacion si ndaj Teutës perjashto Lleshin e skualifikuar teksa te blutë Bregu, Mandela, Hoxha dhe Muzek vlerësohen si mungesa.

Egnatia-Skënderbeu:

Thuajse e njëjta panoramë si sfida në Kurbin. Veçse këtu, skuadra e zonës lart pret të parafundit në shtëpi. Rrogozhinasit barazuan me Partizanin në fund me Bakajoko mirpo pikërisht sulmuesi kryesor i tyre do të mungojë sot për shkak të kartonit të kuq marrë në mesjavë.

Te korçarët të cilët afruan Gjokën në vend të Gvozdenoviç, besojnë se ndryshimi do të vijë edhe në rezultate. Sot rikthehet kapiteni Prençi. Një forcë e shtuar në prapavijë.

AF Elbasani- Vllaznia (në “Loro Boriçi”)

Elbasani kthen ‘reston’. Pasi u luajt fazën e parë në “Elbasan Arena’ (ishte mbjellë fusha e stadiumit Loro Boriçi’), tani kjo ndeshje e parashikuar për tu luajtur në Elbasan spostohet në Shkodër. Dy ekipe të cilat vijnë nga probleme të shumta.

Verdheblutë u rikthyen te fitorja (ndaj Bylis) por Roberto Bordin u largua. Në vend të tij teksa sot e ka debutim, ish trajneri i Skëndebeut, Ivan Gvozdenoviç. Bruno Telushi, Ze Gomesh, Telushi dhe Edon Hasani me shqetësime fizike ndërsa Ardit Hila në pikëpyetje.

Për Vllazninë sirenat e alarmit kanë rënë. Dy humbje radhazi për një skuadër që ka objektiv fronin janë shumë. Lajmi për probleme të reja me gjurin e Ilidi Grudës shton hallet dhe ul kapacitetin sulmues të kuqebluve.

Kampionati kryesohet nga Partizani me 29 pikë, ndjekin Dinamo e Egnatia me 27 e Vllaznia me 25 pikë. Fundi i takon Bylis me 13 pikë dhe Skënderbeut me 14 pikë.

Programi për sot:

13:30

Laçi- Dinamo Siti

Egnatia- Skënderbeu

16:30

AF Elbasani- Vllaznia (në Shkodër)

Të hënën:

Bylis- Partizani 13:30

Tirana- Teuta 17:00/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!