Verstapen me lajmin e mirë, së shpejti baba
Maks Verstapen, kampion i F1 për herë katërt në Botëror në krye të Red Bull dhe tani shpallja e atësisë së tij. Është një 2024 i paharrueshëm për holandezin i cili njoftoi në rrjetet sociale se së shpejti do të bëhet baba.
Partnerja e tij Kelly Piquet, në fakt është shtatzënë. “Mini Verstappen-Piquet vjen së shpejti, nuk mund të ishim më të lumtur me mrekullinë tonë të vogël” është mesazhi që shoqëron foton e çiftit me dorën në bark.
Fernando Alonso dhe Mark Markez ndër të parët që uruan Maks.