Mesi fiton MVP në Major League të SHBA-së

Lionel Mesi fitoi çmimin si futbollisti i vitit të futbollit në Major League të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Megjithëse dha një kontribut i madh kjo nuk mjaftoi për të fituar titullin kombëtar për Inter Majemi Ish-lojtari i Barcelonës ndihmoi skuadrën të fitonte në sezonin e rregullt, por u eliminua nga Atlanta Junajtid në play-off-in final.

Kampioni i Botës në Katar 2022 pritet të provojë sërish vitin e ardhshëm. Duke falenderuar të gjithë për çmimin që ka marrë, Mesi është shprehur kështu:

“Jam shumë i lumtur që jam këtu çdo ditë, jam shumë i lumtur që jam në këtë qytet, në këtë klub që po rritet. Megjithatë, do të kisha dashur ta merrja këtë çmim në një situatë tjetër, për të luajtur në finale të shtunën e ardhshme.

Por futbolli është edhe kështu, duke e sprovuar veten çdo ditë. Këtë vit kishim një ëndërr të madhe: të bëheshim kampionë në MLS. Nuk ndodhi, por vitin e ardhshëm do të rikthehemi më të fortë për të provuar sërish”, fjalët e tij te faqja zyrtare e Inter Majemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!