Butragenjo: Reali shkon për të fituar Botërorin e Klubëve

Emilio Butragenjo, drejtor i Marrëdhënieve Institucionale në Real Madrid, komentoi shortin për fazën e grupeve të Kupës së Botës për Klube 2025, të mbajtur në Majemi. Duke folur për Realmadrid TV, ai shprehu ambicien e ekipit për të fituar trofeun.

“Ne e përballojmë këtë garë me shpresën për të fituar. Çdo turne në të cilin marrim pjesë e bëjmë këtë me synimin për të triumfuar. Jemi të motivuar t’u sjellim gëzim tifozëve tanë, si ata këtu në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe ata që do të udhëtojnë nga Europa. Synimi ynë është të shkojmë në finale dhe, nëse është e mundur, të fitojmë kampionatin”, tha ai.

Në grup, Real Madrid do të përballet me tre skuadra konkurruese: Paçuka, “një klub meksikan me traditë të madhe”, Al Hilal kampion në Arabinë Saudite dhe Salzburg, me të cilin Reali do të takohet gjithashtu në janar në Champions League.

Butragueño nënvizoi vështirësitë që lidhen me periudhën e kompeticionit, në fund të sezonit. “Shumë lojtarë do të jenë të zënë me kombëtaret e tyre në fillim të qershorit dhe do të ketë diferenca kohore për të menaxhuar. Ne duhet të përgatitemi sa më mirë që të mundemi për të përballuar këto sfida.”

Në fund ai vlerësoi përzemërsinë e tifozëve amerikanë: “Çdo verë vijmë në Shtetet e Bashkuara dhe ndjejmë dashurinë e publikut në çdo stadium. Do të jetë një avantazh për ne, por edhe një përgjegjësi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!