Atalanta thyen Milanin, merr kreun në Serie A

Atalanta nuk ndalet asnjëherë teksa në takimin e dytë të javës së 15-të të Serie A (më herët Interi fitoi 3-1 me Parmën) mundi 2-1 Milanin, duke regjistruar fitoren e nëntë radhazi në të gjitha garat dhe duke zënë vendin e parë në kampionat.

Skuadra e Gasperinit, i skualifikuar dhe i zëvendësuar në pankinë nga Griti, shfrytëzoi në maksimum topat në zonat boshe, duke gjetur dy gola në ndeshje.

Fillimisht me De Ketelare në minutën e 12-të – i aftë për të mposhtur Hernandez dhe më pas me Lukman tre minuta nga fundi.

Në mes, Milani arriti të gjente golin e barazimit me Moratën në minutën e 22-të me asistimin e Leaos, por kjo nuk mjaftoi për t’i shpëtuar Bergamos e për të qëndruar në linjën e liderëve. Atalanta tashmë me 12 pikë më shumë se kuqezinjtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!