Ançeloti para Zhironës mbron e kritkon Mbapenë
Duke folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Zhironën nesër (java e 16, ora 21, trajneri Karlo Ançelotti mbrojti fuqishëm sulmuesin e tij Kilian Mbape, pavarësisht performancës së tij shumë më të ulët nga sa pritej:
“Ne duhet të vlerësojmë të gjitha gjërat dhe të ruajmë komunikimin me lojtarin për t’u përmirësuar. Në ndeshjet ai ka rritur intensitetin e tij, por kjo nuk do të thotë se ai duhet të luajë çdo ndeshje, madje ndonjë ditë pushim do t’i bënte mirë.
Sa i përket penalltive, ato varen nga momentet. Ai ishte i motivuar në San Mamés, por duhet të përballet me momentin. Ai është i vetëdijshëm për atë që po bën dhe çfarë mund të bëjë. Ne jemi me të. Një lojtar që nuk po tregon versionin e tij më të mirë, por ka të tjerë që nuk po e bëjnë dhe as që janë të vetëdijshëm se nuk po bëjnë gjë.”
Shpërthimi në rrjete sociale pas penalltisë së humbur ndaj Athletik Bilbaos?
” Një gabim i rëndë në një ndeshje ku çdo detaj ka rëndësi. Unë marr përgjegjësinë e plotë për të. Një moment i vështirë, por është momenti më i mirë për të rrezikuar situatën dhe për të treguar se kush jemi”.