Partizani-Egnatia dhe…Gjoka
Dy sfidat e sotme të orës 17:00 do të mbyllin praktikisht ndeshjet e raundit të 16-të Abissnet Superiore. Në kompleksin “Partizani” dhe në stadiumin “Skënderbeu” duelet: Respektivisht Partizani- Egnatia dhe Skënderbeu-Tirana.
Në Tiranë përballën dy skuadrat e kreut të rënditjes pasi Partizani kryesues dhe Egnatia e treta (pas kapërcimit të Dinamos dje), po duelojnë fort prej dy sezonesh në betejë për titull kampion.
Situatë ndryshe në Korçë me takimin Skënderbeu- Tirana. Korçarët në fund të tabelës, pas larguan trajnerin Ivan Gvozdenoviç, i kanë besuar drejtimin teknik Ernest Gjokës me tiranasin që pikërisht ndaj Tiranës do të debutojë pas pak.
Nga ana e tyre bardheblutë me ‘kurën’ Magani kanë përmirësuar situatën por ende skuadra më e titulluar në Shqipëri, ndjen rrezikun e zonës së ftohtë.